E martë, 14 Shtator, 2021
No menu items!
spot_img

Në Pediatri, tre fëmijë të shtrirë me COVID-19

Duhet lexuar

spot_img

Në Klinikën e Pediatrisë së QKUK-së, janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me coronavirus.

Fëmijët e infektuar me COVID-19 janë pranuar për trajtim para dy ditësh. E  në mesin e tyre është edhe një foshnje 6 muajsh.

Mjekja kujdestare, Drita Telaku, duke treguar për gjendjen e fëmijëve, ka thënë të dielën se gjendja e tyre është stabile, raporton T7.

Tutje doktoresha tha që fëmijët po qëndrojnë ende të shtrirë vetëm që t’i kenë nën përcjellje.

Sipas Telakut, pothuajse të gjitha repartet janë të stërmbushura me fëmijë.

Për këtë ajo bën thirrje tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët.

Varianti Delta rrezikon edhe fëmijët, për këtë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia bëri thirrje që qytetarët të imunizohen sa më shpejt kundrejt COVID-19.

Ndërkohë përves rasteve të hospitalizuar me COVID-19 brenda kësaj Klinike  janë edhe rreth 100 fëmije të tjerë që po marrin trajtime mjekësor.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo