Sidnei, 21 shkurt 2021 (MIA) – Australia e ka filluar fushatën e saj për vaksinim kundër koronavirusit, me ç’rast anëtarët e qeverisë janë ndër të parët që u vaksinuan.
Kryeministri Skot Morison e mori dozën e vaksinës Fajzer / Bionteh në Qendrën Mjekësore të Sidneit si pjesë e një operacioni për përforcim të besimit të opinionit në vaksinën.
Megjithatë, e para që u injektua ishte një grua 80-vjeçare e vendosur në një shtëpi për kujdes të personave të moshuar.
Qeveria australiane premtoi se do të fillojë fushatë reklamuese për t’i inkurajuar njerëzit të vaksinohen.