Një ndërtues i zemëruar (47) i shkaktoi dëme ndërtesës së re prej gati gjysmë milioni funte duke i shkatërruar me një ekskavator apartamentet e reja.
Sipas the sun, ndërtuesi nga Bloomberg në jug të Gjermanisë ishte zemëruar me klientin për shkak të rrogave të papaguara.
Sipas policisë, ndoshta nga zhgënjimi, burri shkatërroi disa ballkone dhe shkatërroi pjesë të fasadës së ndërtesës, e cila ka 30 apartamente. Ai shkatërroi gjithashtu garazhe që strehonin bombola gazi.
Policia rrethoi pjesën e rrugës ku ndodhet godina sepse kishte rrezik që disa prej bombolave të dëmtuara të shpërthenin.
Pas fushatës së shkatërrimit, ndërtuesi hipi në veturën e tij dhe u largua. Siç thuhet, borxhi prej rreth pesë milionë eurosh, të cilin klienti nuk kishte ndërmend ta paguante, e detyroi atë ta bëjë këtë. Sipas dëshmitarëve, shkatërrimi u ndal vetëm sepse tubi hidraulik u prish.
Menjëherë pas kësaj, ai thirri policinë. Ai akuzohet për dëmtimin e pronës, tha një zëdhënës i policisë.