E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ndërron jetë aktori i serialit “O sa mirë”, Luran Ahmeti

Duhet lexuar

spot_img

Ka ndërruar jetë Luran Ahmeti, aktori me renome ndërkombëtare. I shtrirë për disa ditë në Klinikën Infektive në Shkup, 46-vjeçari Luran Ahmeti nuk ka arritur ti shpëtojë virusit vdekjeprurës Covid-19, shkruan gazeta KOHA.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.

Që në vitin 1998, ka luajtur në filmin evropian “Puppet Show”, ndërsa
Ka luajtur ndër rolet kryesore në serialin “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”…

Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup.

Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhabir Ahmeti.

Lurani la pas vetes një vajzë, bashkëshorten, një motër dhe prindërit.

IN7, familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Luranin, ju shpreh ngushëllime për humbjen e aktorit të madh.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img