E mërkurë, 29 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Nderohen viktimat e aksidentit në Kroaci

Duhet lexuar

spot_img

Dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin e sotëm u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministrat Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Faton Peci, deputetë, si dhe përfaqësues të institucioneve ndezën qirinjtë.

Qirinj ndezën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë të cilët iu përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për homazhe për bashkatdhetarët që humbën jetën mëngjesin e së dielës.

Mëngjesin e së dielës vendi u trondit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku 10 persona humbën jetën, mbi 40 u lënduan nga vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo