E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Nagavci: Besoj që LDK do ta mbështetë ish-bashkëpartiaken e vet

Duhet lexuar

spot_img

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka shprehur besimin e saj se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështesë ish-bashkëpartiaken e tyre Vjosa Osmani për presidente.

Ajo tha se vendin nuk e dërgon në zgjedhje të reja iniciativa e tyre për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, por mos pjesëmarrja në votimin e shefit të ri të shtetit.

Nagavci: LDK besoj që do ta mbështetë ish-bashkëpartiaken e vet

“Unë besoj që ata do mbështesin ish-bashkëpartiaken e vet…Vendin në zgjedhje e dërgon mos pjesëmarrja në votimin e presidentes, jo ligji. Ne për më tepër vetë kryeministri Kurti e ka bërë të qartë sot ka thënë që jemi të gatshëm dhe të interesuar që bashkë me opozitën të ulemi për të punuar në reformën zgjedhore. Ajo që u përdor dje si deklaratë për reformën zgjedhore nuk qëndron dhe edhe deputetët që kanë thënë një gjë të tillë e dinë se ajo nuk qëndron, iniciativa jonë ishte për propozim ndryshimin e ligjit…Nuk ishte e ngutshme por e vonuar”, tha Nagavci.

Nagavci është shprehur optimiste që sonte do të votohet Osmani për presidente, teksa kërkoi nga opozita të tregohet konstruktive.

Nagavci: Opozita të merr pjesë së paku në votimin

“Unë sapo erdha në kuvend, LDK disa herë ka pasur disa deklarata, mendoj që vendit tani i nevojiten institucione të konsoliduara dhe të gjithë bashkërisht të punojmë për të tejkaluar sfidat me pandeminë , por edhe në secilën fushë që i takon. Konsideroj që deputetët nga cilado prej partive që janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta që i kemi pasur për situatën jo të mirë me pandeminë edhe do të marrin pjesë së paku në votim duke votuar ose jo Osmanin për presidente”, tha Nagavci.

Lidhur me deklaratën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili para gazetarëve tha se a jeni gati për pjesën e dytë të dramës, Nagavci tha se nuk veprojnë sipas skenarëve të PDK-së.

Nagavci: Nuk veprojmë me skenarët e PDK-së

Ne nuk veprojmë me skenarët e PDK-së ku kemi parë që do të ofrohen terminale e pozita për të votuar. Ne thërrasim në përgjegjësi të gjithë deputetët dhe besoj tashmë kur subjekti i parë që ka fituar zgjedhjet ka mbi 50 për qind të zgjedhjeve dhe për më tepër kur Osmani ka marrë mbështetjen e mbi 300 mijë qytetarëve besoj që është treguesi më i mirë për të gjithë deputetët që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votime”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që seanca për zgjedhjen e presidentit ishte paraparë të fillonte në orën 18:00, por tani ajo është shtyrë për orën 19:00.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Miftaraj: Udhëzimi i Lumezit për burimet e gazetarëve është qesharak, kjo është e rregulluar me Kushtetutë

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka quajtur qesharak vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img