E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Musliu: Nëse Kurti dëshiron ta zhbëjë Specialen, unë tash nisem ta votoj

Duhet lexuar

spot_img

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për Gjykatën Speciale dhe qëndrimet e saj rreth kësaj gjykate.

Ajo ka thënë se prej kur është folur për këtë gjykatë, ajo ka pasur një qëndrim të saj personal, të cilin e ka ndarë nga qëndrimi publik i PDK-së.

“Unë kam votuar kundër Gjykatës Speciale edhe kur deputetët e partisë sime kanë votuar pro. Unë kam pasur qëndrimin tim për këtë gjykatë qysh prej kur ka nisur të flitet nëpër qarqe të caktuara, por nuk është qëndrim i partisë, por i imi personal. Unë ende jam kundër kësaj Gjykate dhe kur u zgjodh Albin Kurti kryeministër, e kam pyetur se a do të japë garanci shtetërore për të gjithë ish-ushtarët që po gjykohen në Hagë, përfshirë edhe Rexhep Selimin, por askush nuk u morr me këtë temë”, ka thënë Musliu

Ajo ka thënë se nëse kryeministri Kurti do të inicionte zhbërjen e Gjykatës Speciale, ajo do ta përkrahte.

“Unë jam ende për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ashtu sikur ka qenë kryeministri Kurti. Nëse sot VV-ja dërgon ftesë për zhbërjen e Speciales, unë tash në këto momente e ndërpres emisionin dhe nisem të votoj”, ka thënë Musliu.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img