E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Muja i kërkon falje punëtores së Kuvendit, pasi u soll me arrogancë në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Transfere

Duhet lexuar

spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i ka kërkuar falje punëtores së administratës së Kuvendit të Kosovës, së cilës gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere iu drejtua në mënyrë të pahijshme.

Muja përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rrethanat sollën deri të sjellja e tij ekspresive, që siç theksoi ai nuk e arsyetojnë atë.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Muja tha se mirëpret bashkëpunimin e radhës, ndërkaq shtoi se do të jetë i hapur me të gjithë për bashkëpunim.

“Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh”, shkruan ndër të tjera ai.

Ndryshe, ky komision sot ka shqyrtuar programin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2021 dhe kornizën afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2024

Muja ka thënë po ashtu se, me ngjarjen e sotme në këtë takim, nuk do që të karakterizohet personaliteti i tij.

“Gjatë seancës një nga zyrtaret e Kuvendit po propozonte forma se si të tejkalohej një ngërrç ndërmjet kërkesës së RTK-së për votim të shpejtë të raportit tremujor të shpenzimeve dhe nesh për një raport më të detajuar para votimit.  Këto diskutime krijonin pak vështirësi në mbarëvajtje të seancës dhe diskutimeve nga deputetët”, sqaron Muja



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img