E enjte, 21 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Monte-Carlo Masters: Tenisti Dan Evans çmonton tenistin serb Novak Djokovic

Duhet lexuar

spot_img

Rafael Nadal uron Dan Evans pas tronditjes qё i shkaktoi Novak Djokovic-it.

Fitorja e pabesueshme e Dan Evans ndaj Novak Djokovic në Monte Carlo Masters meritoi urimet nga Rafael Nadal, 11 herë kampioni i kёtij turneu. Nadal pritej të takonte Djokoviç në finalen e së dielës, por kjo perspektivë u zhduk pasi Evans rrëzoi mahnitshëm serbin në sete tё rregullta.

Rafael Nadal ka uruar britanikun Dan Evans pas “fitores më të mirë të karrierës së tij”. Numri 33 në botë nokautoi 18 herë kampionin e Grand Slam me rezultatin 6-4, 7-5 për të arritur në çerekfinale në Monako në një mënyrë mahnitëse. Megjithёse nё çerekfinale Dan Evans u mposht nga tenisti grek Stefanos Tsitsipas 6-2, 6-1.

Ishte një fitore me të vërtetë e jashtëzakonshme për numrin një britanik, pёrderisa Djokovic u shkatërrua qartë nga humbja tronditëse i cili i mllefosur dhe me plot inat e përshkroi atë si “njё nga ndeshjet më të këqija që mund të mbaj mend, unë nuk dua të flas për këtë. Unë duhet të kisha bërë dhe mund të kisha bërë shumë më mirë. Kam bёrё një paraqitje të tmerrshme, dua të them, është një nga ato gjëra që lë një ndjenjë të hidhur”.

Dan Evans më vonë zbuloi se ai ishte “pak i ndezur” për takimin për shkak se Djokovic vonoi hyrjen në fushë. “Ai më mbajti duke pritur në fillim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes,” i tha ai Amazon Prime Video pas ndeshjes.

Monte-Carlo Masters ёshtё një turne vjetor tenisi për lojtarë profesionistë që mbahet në Roquebrune-Cap-Martin, Francë, një komunë që kufizohet me Monakon. Ngjarja është pjesë e turneut ATP Tour Masters 1000 në Shoqatën e Profesionistëve të Tenisit (ATP). Turneu luhet në fusha balte dhe mbahet çdo vit në periudhën Prill – Maj.

Gjer mё tani, Rafael Nadal konsiderohet mbreti i kёtij turneu, i cili mban shumё rekorde nё kёtё turne, si mё sё shumti  tituj (11), mё sё shumti finale (12), tituj tё fituar me radhё (8), finale tё luajtura me radhё (9), lojё tё luajtura (79), lojё tё fituara (73), lojё tё fituara me radhё (46) dhe pjesёmarrje nё kёtё edicion (17) tё cilin çmim e ndan me tensitin francez Fabrice Santoro.

Finalja luhet kёtё tё diele nё mes tё Tsisipas dhe Rublev.

SourceEurosport
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo