E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Molliqaj: LDK-ja nuk ekziston më pasi votoi Vjosa Osmanin

Duhet lexuar

spot_img

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka thënë se ishte gëzuar kur të premten opozita arriti ta shtyjë përpara idenë për ta bllokuar nismën e VV-së dhe Albin Kurtit për ligjin e zgjedhjeve.

Duke folur për votimin e LDK-së që Vjosa Osmani të bëhet president, ai tha se që nga ajo ditë LDK-ja më nuk ekziston.

“Ata janë fshehur dhe po të ishin triumfues siç thoshin, do të dilnin e të flisnin. Tash LDK-ja është subjekt pa busullë dhe pa udhëheqje. Ata do të jenë aty sa herë që i duhen Kurtit gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka thënë Molliqaj

Sipas tij, kjo është logjikë liberale që ballafaqohet me pushtete autoritare, edhe pse kjo s’ka të bëjë drejtpërdrejt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne më 18 shkurt jemi deklaruar për këtë fenomen të LDK-së. Nuk kemi pas informata dhe nuk e kemi ditur se si do të veprojë LDK-ja në rastin e Vjosa Osmanit, por duke e shikuar analizën na ka dërguar aty”, ka thënë Molliqaj.

“LDK-ja është aty deri në ditën që nuk janë më. E keni rastin e Haki Abazit, ishte zëvendëskryeministër, tash është i 58-të më i votuari në VV. Kjo ndodh në Rusi, në Hungari… në Lindje. S’keni më pa më president dhe kryteparamentar. Kjo është analizë dhe s’mund të devijoj”, ka thënë ai.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Gërvalla dhe Bregu bisedojnë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img