E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Molliqaj e quan Lumir Abdixhikun patericë të Albin Kurtit

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e sapo zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas Molliqajt, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është patericë e kreut të LVV-së, Albin Kurti,

“Lumir Abdixhiku paska deklaruar sot pas takimit me VV se të hënën do të qëndrojnë në sallë, ndërsa për çështjen e zgjedhjes së presidentes do t’i vazhdojnë takimet gjatë ditëve të ardhshme. Ky qëndrim nuk është asgjë më shumë sesa një qëndrim oportunist, me tendencë për të flirtuar me deputetët e listës së Osmanit me shpresën se ata do të mund t’i bashkohen LDK-së”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, ai ka thënë se se “ideja se po i bënë opozitë Kurtit, e në të njëjtën kohë t’ia mundësosh zgjedhjen e presidentes është mashtrim, sepse Osmani është kandidate e pushtetit, pra e Kurtit”.

Gjithashtu ai shtoi se nuk mund të deklarohet me kaq lehtësi që qytetarët nuk duan zgjedhje të reja. Sikur ata të mos donin zgjedhje të reja, dhe sikur të gjithë ata ta donin Kurtin kryeministër e Osmanin presidente, atëherë do ta votonin listën e VV 100%. Por jo, janë rreth 50% e votuesve që nuk i dojnë Kurtin e Osmanin në pushtet. Dhe pikërisht vullneti i këtyre votuesve, po shtrembërohet nga Lumiri e të tjerët”, thotë mes tjerash ai.

Sipas Molliqajt, Vjosa Osmani do të jetë presidente e VV, por jo e popullit.

Ky është postimi i tij i plotë:



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img