E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ministrja Hajdari dhe ambasadori Kolly flasin për kompanitë zvicerane që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë

Duhet lexuar

spot_img

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me zëvendësministrin Getoar Mjeku dhe këshilltaren e lartë Leman Hatashi, ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Hajdari e njoftoi se ambasadorin zviceran mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar  ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në njoftim thuhet se ministrja Hajdari shprehu përkushtimin ndaj bashkëpunimin rajonal brenda një kuadri ku Republika e Kosovës trajtohet e barabartë me vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Ambasadori Kolly rikujtoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, me theks mbi investimet dhe diasporën. Zvicra është vendi i dytë me më së shumti investime në Republikën e Kosovës, ndërsa mërgata kosovare në Zvicër përbën një urë lidhëse kulturore e ekonomike mes dy vendeve.

Ambasadori Kolly folën gjithashtu për profilet e kompanive zvicerane që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe të krijojnë vende të reja të punës.

Ministrja Hajdari e falënderoi ambasadorin Kolly për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra e ka dhënë për zhvillimin e Kosovës.

Të dy çmuan marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe konfirmuan gatishmërinë për të thelluar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img