E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu është shtatzënë

Duhet lexuar

spot_img

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është në pritje të fëmijës së tretë e kështu ta zgjerojë familjen e saj të ngushtë.

Ky lajm u bë i ditur nga disa fotografi të cilat Ministria e Drejtësisë i postoi sot në rrjetin social Facebook gjatë ritakimeve që pati Albulena Haxhiu me zyrtarët e institucionit të cilin e udhëheq.

Në fotografitë e publikuara nga kjo ministri, shihet qartë se Albulena ka kaluar disa muaj të shtatzanisë.

“Ministrja Haxhiu e përgëzoj stafin për punën që kanë bërë, marrë parasysh situatën pandemike dhe njëherit ka ofruar përkrahjen e saj dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për realizimin e aktiviteteve të parapara në Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu Ministrja Haxhiu ka theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin e sfidave të agjencioneve dhe departamenteve dhe shtoi se do të bëhen përpjekje këmbëngulëse që shërbyesit civil të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që brenda këtij institucioni të vjen në shprehje drejtësia dhe meritokracia”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Poashtu në këto pamje shihet se Ministrja Haxhiu ka qenë e shoqëruar nga Zëvendës sekretari i Ministrisë, Z. Ardian Bajraktari.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img