E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ministria e Shëndetësisë bën kategorizimin e ri, vetëm dy komuna në zonë të kuqe

Duhet lexuar

spot_img

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, brenda 7 ditësh.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se Prishtina dhe Fushë-Kosova mbesin në zonë të kuqe,  ku lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.

Në zonën e verdhë janë 19 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani, Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Në këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Po ashtu nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 342 raste të reja me coronavirus.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img