E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Mini-helikopteri i NASA-s pritet të bëjë fluturimin e parë në Mars

Duhet lexuar

spot_img

Mini-helikopteri Ingenuity i NASA-s në sondën që ndodhet në sipërfaqen e planetit Mars po përgatitet për fluturimin e tij të parë, tha agjencia amerikane e hapësirës.

Helikopteri ultra i lehtë ishte fiksuar në barkun e sondës Perseverance që u ul në Planetin e Kuq më 18 shkurt.

Helikopteri është shkëputur tashmë nga sonda dhe është gati për fluturimin e parë. Ai ushqehej nga sistemi i energjisë së sondës por tani do t’i duhet të përdorë baterinë e tij për të ngrohur pjesët elektronike që të mos ngrijnë në temperaturat tepër të ulëta të natës marsiane, raporton zeriamerikes.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, ekipi nga Toka do të kontrollojë panelet diellore të helikopterit dhe pastaj do të testojë motorët dhe sensorët e tij përpara fluturimit të tij të parë.

Helikopteri pritet të bëjë përpjekjen e tij të parë të fluturimit jo më herët se 11 prilli, thanë shkencëtarët.

Ingenuity do të përpiqet të fluturojë në një atmosferë që është sa një përqind e dendësisë së asaj të Tokës, por do të ndihmohet nga forca e rëndesës që është sa një e treta e asaj të planetit tonë.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img