E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Mimoza Mustafa: Unë dhe Shkumbini u kurorëzuam për ‘interes’

Duhet lexuar

spot_img

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, ka rrëfyer së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj.

Ndër to, ajo nuk ka harruar të përmend datën e kurorëzimit, e cila është shumë vonë nga sa që njerëzit mund të kishin menduar.

Mimoza dhe producenti Shkumbin Kryeziu janë bashkë prej viteve të luftës, por që kurorëzimi i tyre ndodhi në vitin 2013.

Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

Ajo ka treguar se arsyeja e kurorëzimit ishin dokumentet, për shkak se Mimoza duhej ta shoqëronte Shkumbinin për në ShBA në vitin 2013, për xhirimet e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”.

“Rozafa i ka pasur 14 vjet, Bojkeni pesë, edhe ne kishim kohë që bashkëjetonim. Mirëpo ne u kurorëzuam për ‘interes’. Shkumbini në atë kohë xhironte filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2’, dhe unë si asistente e përjetshme e producentit duhej që edhe unë të jem në Amerikë, dhe neve na duhej kurorëzimi që ta merrja vizën”, ka theksuar Mimoza.

Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

Tutje, ajo vazhdon të tregojë se gjithçka ndodhi në mënyrë më të thjeshtë të mundshme pa ndonjë ceremoni të veçantë.

“E kujtoj atë ditë unë me një fustan modest vere, Shkumbini me një kostum ditor, pa muzikë, pa ceremoni, pa dasmë, vetëm pranë ofiqarit që komunës. Po unë dua ta ndërlidh pak këtë me faktin se ceremonitë, dasmat, dokumentet, nuk janë asgjë për një lidhje të mirë dhe të shëndoshë”, ka thënë këngëtarja.

Si data të tjera të rëndësishme të jetës së saj, Mimoza ka përmendur edhe datën e kthimit në Kosovë pas luftës, datën e ditëlindjes së bashkëshortit dhe djalit të saj, datën e publikimit të albumit “Sadist” si dhe 14 shkurtin e sivjetmë kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet, pasi thotë se është simpatizuese e madhe e kësaj partie.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img