E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

MetallicA dhuron 75,000 $ për të ndihmuar viktimat e stuhisё së Teksasit

Duhet lexuar

spot_img

Stuhitë e muajit të kaluar lanë më shumë se 15 milion teksanё pa ujë të pijshëm apo të rrjedhshëm.

Grupi heavy metal MetallicA ka dhuruar 75,000 dollarё amerikan për të ndihmuar viktimat e stuhive të dimrit që përfshinë Teksasin muajin e kaluar.

Përmes organizatës së tyre jofitimprurëse, ‘All Within My Hands’ (‘Të gjitha brenda duarve tё mia’), Metallica premtoi fonde për kampanjёn Feeding America’s Feeding Texas, e cila po punon për të ndihmuar ata që janё prekur nga kjo stuhi.

Sipas Washington Post, stuhitë e muajit të kaluar lanë 4 milion teksanё pa energji, 15 milion pa ujë të pijshëm ose të rrjedhshëm dhe të paktën 30 të vdekur.

“Stuhia e dimrit që goditi Teksasin muajin e kaluar ishte përtej gjithçkaje që banorët e shtetit mund të imagjinonin qё tё përgatiteshin”, tha Metallica në një deklaratë përmes organizatёs sё tyre ‘All Within My Hands’.

“Ndërsa temperaturat ranë shumë poshtë gati nё ngrirje dhe ndërprerjet e përhapura të energjisë përfshinë zonën, shumё familje vuajtën.”

“Edhepse temperaturat janë rritur dhe energjia elektrike është rikthyer në shumë zona, banorët janë akoma në hall.”

“Si pjesë e angazhimit tonë për të luftuar pasigurinë ushqimore, ‘All Within My Hands’ ka dhuruar 75,000 dollarë për Feeding America për t’u shpërndarë në bankat e ushqimit në Teksas.”

Grupi gjithashtu u ka kërkuar fansave të kontribuojnë në Feeding Texas kur është e mundur.

“Për t’u bashkuar me këto përpjekje, vizitoni FeedingTexas.org për të dhuruar në Crisis Relief Fun – shkruajtёn ata.

Metallica ka një histori të gjerë të përfshirjes në filantropi përmes organizatёs sё tyre ‘All Within My Hands’.

Në fund të vitit të kaluar, ata mblodhën 1.3 milion dollarë amerikanë përmes shfaqjes së tyre tё drejtpërdrejtë “Helping Hands”. Fondet do të ndihmojnë organizatat partnere të organizatёs së tyre ‘All Within My Hands’ dhe të gjitha përpjekjet tjera për tё ndihmuar nga katastrofat dhe COVID-19.

Gjatë vitit 2020, Metallica bëri dy donacione nё vlerё qindra mijёra dollarё të cilat u ndanë midis thirrjeve të ndryshme të bamirësisë ndaj COVID-19.

Në shtator, një total prej 250,000 dollarësh amerikanë u zotuan për organizatat që ofrojnë ndihmë pas zjarreve të egra që shkatërruan bregun perëndimor të Amerikës vitin e kaluar.

SourceNME
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img