Fotografia e tij duke e vizatuar monitorin nё Junior High School të qytetit Sekyedomase nё Ganё u bë virale pasi ai i postoi ato në Facebook.
Richard Appiah Akoto është një mësues nga njё fshat i largёt nё Ganё që përballet me një dilemë mjaft dekurajuese. Studentët e tij duhet të kalojnë një provim kombëtar që përfshin pyetje mbi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) – por shkolla nuk ka një kompjuter që nga viti 2011.
Kështu që Akoto, ndonёse ishte rritur pa teknologji, ai kishte një ide të thjeshtë dhe me zgjuarsi: ai vizatoi veçoritё kompjuterike dhe softuerin në dërrasën e zezë, duke përdorur shkumës shumëngjyrësh, pёrderisa nxёnёsit e ndiqnin hap pas hapi dhe secili e vizatoi nё fletoren e tij atё qё shihte.
“Unë doja që ata të dinin ose të shikonin se si do të shfaqet dritarja nëse do të ishin pas një kompjuteri,” i tha Akoto CNN-it. “Gjithmonë kam dashur që ata të kenë interes në këtë temë, kështu që unë gjithmonë bëj çmos për ta.”
Mёsuesi në mediat sociale përdor pseudonimin “Owura Kwadwo Hottish” dhe fotografia e tij duke e vizatuar monitorin nё Junior High School të qytetit Sekyedomase nё Ganё u bë virale pasi ai i postoi ato në Facebook. “Mësimi i TIK në shkollën e Ganës është shumë qesharak,” thotë ai në mbishkrimin që shoqëron postimin. Midis qindra njerëzve që shpёrndanë postimin dhe ndihmuan në popullarizimin e tij është Rebecca Enonchong, një sipërmarrëse që i kërkoi Microsoft Afrikës në Twitter të siguronte Akoto-n me disa pajisje të duhura që ai mё pas të mund të linte dërrasën e zezë. Microsoft Afrika u përgjigj, duke i dhёnё atyre 27 laptopё, tavolina, karrige, projektor, printer dhe uniforma shkollore.

Pas disa muajsh, dhe pas pёrpjekjeve tё shumta tё mёsuesit, shkolla pranoi mё shumё kompjuterё nё formё donacioni. Nё kёtё mёnyrё, shkolla hapi njё laborator teknologjik, ku nxёnёsit tashmё kanё qasje dhe janё shumё tё lumtur pёr kёtё.