E enjte, 21 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Mesazhi i ndjerë i Adelina Thaçit pas ndarjes së Cimës nga jeta: Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime

Duhet lexuar

spot_img

Mëngjesin e së premtes është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit, Rasim Thaçi – Cima.

Humoristi i njohur nuk i ka mbijetuar virusit famëkeq COVID-19, dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur emra të shumtë, kryesisht figura të ndryshme publike nga fusha e artit, sportit e politikës.

 

Një dedikim prekës dhe të ndjeshëm e bëri edhe vajza e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaçi – Meta.

Ajo publikoi një fotografi të babait të saj të ndjerë në InstaStory, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”.

Foto: Adelina Thaçi/InstaStory

Cima njihet përndryshe për një numër të madh skeçesh humoristike, duke u shquar ndër vite si aktorët më në zë të humorit në mbarë trevat shqiptare.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo