Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 58, Adnan Merovci vazhdon të vizitojë shtresa të ndryshme të shoqërisë në vende të ndryshme të Kosovës, e që ditën e sotme nuk e lë anash as vendlindjen e tij, Dobërllukën e cila gjendet në Vushtrri.
Merovci e bëri të ditur këtë vizitë përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
‘Në vendlindjen time Dobërllukë (Vushtrri), i mikpritur shtëpi më shtëpi! Unë për lakna e patate, ata për vota LDK-së! Të gjithë në hap me RUGOVËN!’ shkroi Adnan Merovci në Facebook.