E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Merkel e gatshme të vaksinohet me AstraZeneca

Duhet lexuar

spot_img

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se është e gatshme të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca, pavarësisht pezullimit të saj për disa ditë për shkak të çrregullimeve të rralla dhe serioze të gjakderdhjes në personat e vaksinuar, që nuk kishin lidhje me vaksinën.

“Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.

“Dua të pres të më vijë radha ime, por absolutisht që do ta bëja”, këmbënguli ajo.

Instituti i Shëndetit Publik “Robert Koch” (RKI) paralajmëroi se Gjermania duhet absolutisht të përshpejtojë fushatën e saj të vaksinimit, pasi vendi po përballet me “një rritje të qartë eksponenciale” në rastet e infektimeve me COVID-19.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img