E enjte, 11 Gusht, 2022
No menu items!
spot_img

Melihate Tërmkolli reagon për takimin e djeshëm Kurti – Vuçiq

Duhet lexuar

spot_img

Politikanja nga radhët e LDK-së Melihate Tërmkolli, në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj takimit që u mbajt dje ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ajo përmes këtij postimi kritikoi paraardhësit e Kurtit për mosprezantim dhe performancën e tyre nga viti 2011 në takimet me krerët e Serbisë.

Postimi i plotë i Tërmkollit:

Të gjithë ju që ishit në bisedime me Serbinë që nga 2011, së paku mos flisni asnjë fjalë. Futeni kokën nën dhe për turpet që i keni bërë në bisedimet e deritanishme. Nuk keni asnjë të drejtë morale, politike as kombëtare të kritikoni sot Kryeministrin për takimin e djeshëm. Me “profesionalizmin” e juaj, me “atdhetarizmin” e juaj dhe me “politikën” e juaj e keni sjellë Serbinë në Kosovë me katër këmbët. Sot, pa fije turpi, tentoni të shiteni edhe si patriotë e politikënë. Veç mbylleni, ju lutem! Nëse mund të ndihmoni diçka të re në këtë proces, natyrisht bëjeni, ndërsa çka keni bërë e sa keni bërë deri tani e dijmë të gjithë. Smira e vogëlsia e shpirtit e mendjes suaj, jo vetëm që ju bën edhe më të vegjël, por po ju bën edhe qesharakë.
Nga takimi i djeshëm me Vuçiqin, Kryeministri Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezentimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën. Tutje ç’farë do të bëhet, mbetet të shihet. Këtu jemi!

Ndërsa për këtë postim, Tërmkolli po merr komente të ndryshme nga opinioni, e ku shihet qartë se shumica e opinionit po e përkrahin këtë mendim të saj.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo