E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për presidenten e re të Kosovës

Duhet lexuar

spot_img

Zgjedhja e një gruaje për presidente për herë të dytë nga Kosova me doemos mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.

“Reuters” e nis artikullin duke thënë se Vjosa Osmani, një juriste me profesion, u shkollua në SHBA dhe se ishte kandidatja e Vetëvendosjes për postin e presidentes.

“Vjosa Osmani ishte në detyrë si presidente e Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqje për shkak se u përballë me gjyq për krime lufte në Holandë”, shkruan Reuters.

Për zgjedhjen e Osmanit presidente shkroi edhe e famshmja gjermane “Deutsche Welle” e cila në rreshtin e parë e quan atë lidere karizmatike.

“Liderja karizmatike 38 vjeçare mori mbështetjen nga parlamenti në një votim që u bojkotua nga parta serbe. Ish-presidenti Hashim Thaçi e la postin në nëntor pasi u akuzua për krime lufte”, nis shkrimi i DW.

Gazeta turke “Anadolu Agency”derisa dha lajmin se Kosova ka një presidente të re tregoi pak edhe për figurën e Osmanit.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img