E diel, 7 Mars, 2021
No menu items!

Mediat ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Duhet lexuar

Qeveria për katër muaj kishte të hyra 703.2 milionë euro, shpenzoi 817.1 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e...

Albin Kurti takohet me Osmanin: Nga ana jonë gjithëçka do të shkojë shpejt për formimin e institucioneve

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejtë...

Nëntë viktima dhe 548 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona të...

Kosova po voton sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.

Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së coronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre.

Lidhur me këtë rast kanë raportuar edhe shumë prej mediumeve ndërkombëtare, përfshirë Reuters, AP, France24, EuroNews dhe Al Jazeera.

Në këto zgjedhje të parakohshme në garën zgjedhore marrin pjesë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Agjencia e lajmeve Reuters, i referohet zgjedhjeve parlamentare në vend me titull, “Kosova voton në zgjedhjet që mund të komplikojnë dialogun me Serbinë”.

“Brezi i ri përballet me ‘gardianin e vjetër’ në zgjedhjet e Kosovës”, është Al Jazeera ajo që ‘pagëzoi’ artikullin me këtë titull duke iu referuar zgjedhjeve në Kosovë.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” , gjithashtu raportoi për sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Kosovë me titull, “Kosova voton për parlament të ri mes pandemisë”.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qeveria për katër muaj kishte të hyra 703.2 milionë euro, shpenzoi 817.1 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -