E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Më 10 prill inaugurohet Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”

Duhet lexuar

spot_img

Më 10 prill të këtij viti në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99” në Han të Elezit do të inaugurohet Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”, në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre nga regjimi serb në vitin 1999.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur.

“Një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, do të jenë pjesë integrale e Murit të Kujtesës, një vepër kjo artistike-monumentale që do të shprehë më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, me këtë rast është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të shquara shtetërore e institucionale nga Prishtina, Shkupi e Tirana.

Këshilli organizativ të këtij inaugurimi e përbëjnë ITSHKSH në Shkup, me drejtor Dr. Skender ASANI dhe Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur me Jahja Llukën, kryetar.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img