E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Mbi 300 minatorë të Artanës futen në grevë, nuk morën as pagat e janarit

Duhet lexuar

spot_img

Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi që të njëjtëve nuk i janë përmbushur kushtet bazë dhe të njëjtëve nuk iu është dhënë as paga e muajit janar e tutje.

Greva në fjalë është konfirmuar nga përfaqësuesi i minatorëve, Blerim Ymeri.

Ymeri deklaroi se menaxhmentin e kanë informuar ditë më parë për grevën, por që nuk është marrë parasysh asnjë prej kërkesave të tyre dhe kësisoj afro 400 minatorë tashmë janë në grevë.

“Komplet njësia punëtorë që janë diku përmi 300 punëtorë janë në grevë prej ditës së sotme zyrtarisht edhe pse që tri ditë i kemi paralajmëruar dhe kemi shpreh pakënaqësi të pagës. Prej sot jemi zyrtarisht në grevë dhe arsyeja është mos-realizimi i pagës, pra rroga e muajit janar. Ka disa që i kanë marrë 70% të pagës e të tjerët as at 70%”, tha ai.

Tutje Ymeri theksoi se kërkesat janë paraqitur më parë, por që nuk janë marrë parasysh pra s’kanë gjetë arsye as të bisedojnë me ta.

“As nga Qeveria nuk na ka kontaktuar askush ende, edhe pse patën pas ti alokojnë 1.7 milionë euro, nga subvencioni por nuk janë aloku as ato”, shtoi ai.

Sipas Blerim Ymerit nga menaxhmenti as nuk janë interesuar të flasin me ta, për paraqitjen e kërkesës për alokimin e pagave.

Ndryshe minatorët e Kosovës përballen tash e shumë kohë me problem të ngjashme, ku mos-alokimi i pagave dhe kushtet bazë shpesh herë kanë munguar.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img