E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Mbi 30 për qind të bordit të Barcelonës mendojnë se Messi nuk është më esencial për skuadrën

Duhet lexuar

spot_img

Gati një e treta e anëtarëve të Barcelonës e shikojnë Lionel Messin si të parëndësishëm për skuadrën.

Në një sondazh të realizuar nga TV3, anëtarët e bordit ishin pyetur për rëndësinë që ka kapiteni për ekipin aktualisht.

Nga ata që u pyetën, 65.7 për qind thanë se rinovimi i kontratës së Messit është thelbësor për klubin, ndërsa 30.7 për qind nuk pajtohen.

Të pyetur në lidhje me punën e rinovimit në Camp Nou, 64 për qind e anëtarëve thanë se ata do ta shihnin me kënaqësi Barcelonën duke luajtur larg stadiumit të tyre të zakonshëm për të shpejtuar punën, ashtu si Real Madrid ka bërë duke luajtur në Valdebebas gjatë pandemisë së coronavirusit.

Por, Joan Laporta, që u zgjedh president i ri i Blaugranasve, ka bërë të ditur se puna e tij e parë do të jetë rinovimi i kontratës së 33-vjeçarit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë me gjasë do të rinovojë kontratën me Barcelonën për së paku edhe dy vite të tjera.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img