E mërkurë, 29 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Mbërrijnë në Rinas mbi 18 mijë doza të vaksinës Pfizer

Duhet lexuar

spot_img

Mbi 18 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit, duke e çuar në total numrin e vaksinave që ka marrë Shqipëria në 1.2 milionë doza.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash.

Me mbërritjen e tyre pritet të ketë dhe ulje të moshës së personave që do të vaksinohen.

Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,394 vaksinime, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimeve janë administruar 1,022,802 doza të vaksinës kundër COVID19. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo