E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Mbahet koncerti orkestral i Fakultetit të Arteve, Dega e Muzikës

Duhet lexuar

spot_img

Mbrëmë u mbajt koncerti orkestral i Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë ngjarje u interpretuan vepra nga periudha e hershme dhe e mesme e klasicizmit me “Oxford Symphony” nga kompozitori F.J.Haydn dhe vepra e famshme e W.A. Mozart “Eine kleine Nachtmusik”, ku më pas u interpretua “Valle rumune” nga kompozitori modernist neo-klasik B.Bartok.

Koncerti i përbërë nga studentë me përgatitje të lartë profesionale dhe nën dirigjimin e Edon Ramadani realizuan me sukses një program i cili shfaqë kapacitetet e pamohueshme të seksioneve të ndryshme instrumentale të Degës së Muzikës, që me vite me angazhimin e dyanshëm të profesorëve dhe studentë​ve të​ përkushtuar kanë prodhuar talente dhe instrumentistë të shkëlqyer të cilët jane pjesë e trupave interpretuese kamertale e orkestrale brenda dhe jashtë Kosovës.

Ngjarje të tilla janë rast për të njoftuar kapacitetin e burimeve njerëzore në nivel të instrumentistëve të​ rinj, të cilët janë forcë e shprehjes artistike në vend dhe e përbëjnë njërën prej shtresave më vitale që mund t’i ofroj shoqëria jonë dhe ekosistemi muzikor i Kosovës.

Koncerti u ndoq nga një publik i gjerë ku ishte pjesë edhe kë​shilltarja politike e Ministrit, Dorotea Deshishku.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Simmons: Tri çështjet që duhet të hetohen lidhur me keqpërdorimet në EULEX

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të raportojë në Kuvendin e Kosovës...

Më shumë artikuj si kjo