E martë, 28 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

“Lypë me ia shti djalin n’punë”, Gjinovci flet për fitore të plotë të VV’së

Duhet lexuar

spot_img

Aktivisti Rron Gjinovci thotë se VV duhet të fitojë mbi 60 deputetë në mënyrë që të mund të themelonte vetë qeverinë. Në të kundëertën, Gjinovci përkrahë koalicion të VV’së me PDK’në ose LDK’në.

“Fitorja me 40 deri në 50 deputetë është definitivisht problematike. Por edhe me 50 deri në 60 nuk mendoj që është stabile me bo me minoritetet jo serbe sepse mendoj që në qeveri duhet me u përfaqësu shumica e qytetarëve që votojnë në Kosovë”, tha Gjinovci.

Unë mendoj se është më mirë me i pas edhe 16 ose 18 deputetë tjerë të LDK’së ose të PDK’së e plus minoritetet jo serbe për me pas një qeveri shumë stabile që mundet me kry edhe reforma të thella edhe që mundet me zgjedh presidentin etj’, tha ai në Pressing.

“Këto qeveritë me 61 vota e mandej del një deputet i papërgjegjshëm siç ka pasur në qeverinë e kaluar që lyp me ja shti djalin në punë, një balldëskë, një çikë të tezës e masnej krejt qeveria jonë me u varë prej interesave të tilla meskine”, shtoi ai.

“Më e mira ish kanë me fitu përmbi 60 deputetë që me mujt me bo qeverinë vetë e mandj për presidentin me diskutu’, theksoi Gjinovci.

“Çka po thonë sondazhet është spekulim’, tha Gjinovci.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo