E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Lojtari i Sevillës u mundua ta ndalte Messin me dy duart, tentimi i tij dështoi

Duhet lexuar

spot_img

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm siç është Sevilla.

Në këtë përballje e cila u mbyll me fitoren e “Blaugrana” 0:2, shkëlqeu ylli dhe kapiteni i kësaj skuadre, Lionel Messi që shënoi golin e dytë dhe asistoi në të parin.

Se argjentinasi ishte në formë të mirë në këtë duel tregoi edhe minuta e 87-të, kur një nga lojtarët e Sevillës u mundua ta ndalte në një mënyrë të pazakont duke tentuar ta kap për fanelle me dy duart, mirëpo as në këtë mënyrë ai nuk u ndal.

Golin e parë për “Katalunasit” e realizoi francezi, Ousmane Dembele.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona ngritet në vendin e dytë në tabelën e La Ligas me 53 pikë gjithsej.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria lajmёroi se sot ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img