Në Rusi janë ndaluar mijëra protestues të cilët bënin thirrje për lirimin e liderit opozitar Aleksei Navalny. Poashtu policia tentoi që me dhunë t’i shtyp të ashtuquajturat protestat më të mëdha kundër qeverisë në Rusi.
Vlenë të ceket se Navalny u arrestua javën e kaluar teksa arriti në Moskë nga Gjermania ku u trajtua pas helmimit me agjentin nervor Noviçok.
Dalja e dhjetëra mijëra personave në protestë nga Moska dhe Vladivostok, ka treguar për interesimin e popullit për fushatën e Navalnyt kundër korrupsionit.
Deri më 24 janar 2021 gati 3,300 persona janë raportuar të ndaluar në gjithë shtetin, bazuar në të dhënat e grupit vëzhgues, OVD-Info. E në këtë shifër të treguar bëhet e ditur se gjysma e ndalimeve është bërë në Moskë. Në mesin e të ndaluarve është përmendur edhe gruaja e Navalnyt, Yulia dhe Lybov Sobol e cila është aleatja e tij më e afërt e cila u tërhoq zvarrë nga policia në momentet kur ishte duke folur me gazetarët.
Këto pamje janë dënuar nga Washingtoni dhe Moska për shkak të prezencës së madhe të policëve.
https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fwww.nytimes.com%2F2021%2F01%2F23%2Finternational-home%2Frussia-protests-navalny.html&psig=AOvVaw1woL_IQn21Hl2S-WQaYs3C&ust=1611611513841000&source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTCPjNnPXGte4CFQAAAAAdAAAAABAD
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë se ndalimi i Navalnyt dhe shtypja ndaj mbështetësve të tij, japin “shenja shqetësuese për kufizime shtesë ndaj shoqërisë civile dhe lirive themelore”,
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka folur me keqardhje për “ndalimet” dhe “përdorimin e joproporcional të dhunës”. Ministrat e Jashtëm të bllokut evropian do të diskutojnë “hapat e ardhshëm” më 25 janar, ka thënë ai në një postim në Twitter.