E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Lionel Messi mund të pezullohet me 4 ndeshje, pas kartonit të kuq

Duhet lexuar

Gold AG sot publikon këngën e re

Këngëtari projektin e radhës do e publikoi solo. Pas bashkëpunimit me Nikollë Nikprelaj, Gold AG ka përgatitur projektin e ri Ai...

Fëmijet bëjnë bashkë Arbana Osmanin dhe Sara Hoxhën

Disa muaj më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë pasi solli në jetë një djalë...

Tortë e shpejtë e akullt me biskota: Gjithçka është gati për 15 minuta!

Me siguri do t’ju pëlqejë shija Përbërësit: – 150 g biskota ose biskota; – 2 puding me karamele; – 100 g çokollatë; – 600...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Lionel Messi mund të pezullohet deri në katër ndeshje moslojë, pasi u ndëshkua me kartonin e parë të kuq në fanellën e Barcelonës në disfatën e së dielës 3:2 në finale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club.

Barça u duk sikur ishte në binarë për ta fituar trofeun e parë nën epokën e Ronald Koeman pasi e pati epërsinë dy herë falë golave nga Antoine Griezmann, por një gol i vonsëhm i Asier Villalibre e çoi ndeshjen në kohën shtesë, raporton InKosova.

Inaki Williams ia dha epërsinë Athletic Clubit – i cili në gjysmëfinale e mundi Real Madridin – në minutën e 94-të dhe kur koha po ikte dhe Barcelona po humbiste 3:2, Messi e humbi toruan.

Gjyqtari nuk e kishte parë incidentin por pas ndërhyrjes së dhomës së VAR-it dhe rishikimit të rastit, argjentinasi u ndëshkua direkt me të kuqin. Ky ishte kartoni i parë i kuq i Messit në 753 paraqitje për Barcelonën

Komiteti i Federatës së Futbollit të Spanjës do të mblidhet këtë javë për të vendosur rreth shkallës së ndëshkimit të Messit.

Messi, 33-vjeçar, do të pezullohet me dy ndeshje sigurt, por pezullimi i tij mund të dyfishohet, varësisht sesi e vlerëson veprimin e tij komiteti i federatës.

Ai do ta shërbejë pezullimin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Prandaj, Messi do të mungojë kundër Cornella – skuadrës nga kategoria e tretë – në Kupën e Mbretit të enjten dhe në takimin e fundjavës së ardhshme kundër Elches në La Liga. Nëse pezullimi i tij dyfishohet, atëherë ai do të mungonte në ndeshjen e rrethit tjetër në Kupën e Mbretit gjithmonë nëse Barcelona e mund Cornellan, si dhe kundër Athletic në La Liga në Camp Nou më 31 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gold AG sot publikon këngën e re

Këngëtari projektin e radhës do e publikoi solo. Pas bashkëpunimit me Nikollë Nikprelaj, Gold AG ka përgatitur projektin e ri Ai...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -