E martë, 19 Janar, 2021
No menu items!

Lionel Messi e thyen rekordin e Peles

Duhet lexuar

Pozoi e zhveshur në mes të dëborës, këngëtarja tregon prapaskenat

Këngëtarja kosovare, Vera Smolica, mori jo pak vëmendje me foton e fundit të hedhur në Instagram, ku pozoi me...

Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të...

Lionel Messi e ka thyer rekordin e legjendës braziliane Pele për më së shumti gola të shënuara për një klub të vetëm, pasi e shënoi golin e 644-të në karrierë për Barcelonën të martën kundër Real Valladolidit.

Ikona braziliane i kishte shënuar 643 gola për Santos në karrierën e tij, një shifër që deri sot dukej e paarritshme – por Messi vendosi rekord të ri duke e shënuar një gol në fitoren e Barçës kundër Valladolidit në La Liga.

Kur skuadra e Ronald Koeman ishte duke fituar 2:0, Pedri i dha Messit një pasim të mrekullueshëm me thembër dhe 33-vjeçari e mposhti Jordi Masipin me një goditje të saktë për ta çuar në 3:0 epërsinë e skuadrës së vet.

Messi e kishte barazuar rekordin e Peles në fundjavë, kur kishte shënuar në barazimin e Barcelonës 2:2 me Valencian.

Pele i shënoi 643 gola gjatë 19 sezoneve për ekipin e atdheut të vet Santos nga viti 1956 deri më 1974.

Messit, i cili e shënoi golin e parë për Barçën në vitin 2005 dhe që prej atëherë i ka fituar 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve, i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe është i lirë të bisedojë me klubet e tjera nga janari.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

- Advertisement -

Lajmet e fundit

Pozoi e zhveshur në mes të dëborës, këngëtarja tregon prapaskenat

Këngëtarja kosovare, Vera Smolica, mori jo pak vëmendje me foton e fundit të hedhur në Instagram, ku pozoi me...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -