E martë, 9 Mars, 2021
No menu items!

Limaj: Na vjen keq që froni Nisma-PDK nuk u konkretizua

Duhet lexuar

Si t’i largoni lëvozhgat në mënyrë të përsosur nga një vezë

Një përdorues i TikTok zbuloi një hile të vezëve. Bëhet fjalë për pastrimin e një veze të zier. Lëvozhgat janë gjithmonë...

LDK konfirmon: Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku kandidatë për kryetar të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e kryesisë së kësaj partie sot, Lutfi Haziri dhe Lumir...

Legjenda e futbollit e thotë publikisht se dëshiron të jetë trajner i Barcelonës

Klubi i Barcelonës dje u bë me president të ri. Joan Laporta do ta udhëheq katalunasit në vitet e...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti i tij politik do të shkojë i vetëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj në një intervistë tha se Nisma ka shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulen dhe të bisedojnë.

“Ne para se me ardh ky afat kemi pasur bisedime të ndryshme dhe kemi shprehur dëshirën që pas zhvillimeve të fundit pas qershorit dhe zhvillimeve që po ndodhin. Si Nismë kam shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulemi dhe të bisedojmë. Ne emër të saj kemi bërë hapa në muaj e fundit për të arritur të tejkalojmë vetveten dhe gjërat që janë më të vogla”, tha ai.

Tutje, Limaj deklaroi se qindra persona kanë dëshiruar një koalicion mes Nismës dhe PDK-së, por ky shans sipas tij u humb dhe nuk u konkretizua.

“Ka pasur një interesim të vazhdueshëm dhe kërkesë të bashkëluftëtarëve dhe invalidëve që të gjejmë rrugë të përbashkët dhe të ndërtojmë rrugë të përbashkët. Kjo nuk është bërë fatkeqësisht. Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një fron të përbashkët mes PDK dhe Nismën. Ky shans u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, theksoi ai në T7.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si t’i largoni lëvozhgat në mënyrë të përsosur nga një vezë

Një përdorues i TikTok zbuloi një hile të vezëve. Bëhet fjalë për pastrimin e një veze të zier. Lëvozhgat janë gjithmonë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -