E shtunë, 31 Korrik, 2021
No menu items!
spot_img

Lidhja me Juven, Zidane: Nuk e planifikoj të ardhmen time me Realin, mendoj vetëm për tri ndeshjet e mbetura

Duhet lexuar

spot_img

Zinedine Zidane është përmendur për postin e trajnerit të Juventusit, ndërsa trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk e planifikon të ardhmen e tij me Los Blancos.

Andrea Pirlo pritet të largohet në fund të sezonit zhgënjyes, në të cilin Zonja e Vjetër rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane dhe spanjolle kanë raportuar se legjenda franceze është njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Bianconerëve.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Granadas, Zidane është pyetur nëse e planifikon të ardhmen e tij me Real Madridin.

“Jo, unë po mendoj vetëm për tri ndeshjet e ardhshme”, është përgjigjur 48-vjeçari.

Reali është vetëm dy pikë prapa Atletico Madridit në garën për titull, teksa trajneri ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2022.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Zjarri në malet e Rugovës është lokalizuar por ende nuk është shuar, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Policia e Kosovës, KFOR-i me helikopterë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë në Shtupeq të...

Më shumë artikuj si kjo