E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Liderët e BE-së nesër me Biden për të ardhmen e marrëdhënieve BE-SHBA

Duhet lexuar

spot_img

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) do të takohen më 25 dhe 26 mars në një samit dy-ditor që do të mbahet përmes video konferencës për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Evropë.

Është planifikuar që presidenti i ri i SHBA, Joseph Biden, të bashkohet me udhëheqësit e BE-së në një video-lidhje në ditën e parë të samitit, me të cilin do të diskutojë të ardhmen e bashkëpunimit transatlantik
Agjenda e samitit do të përfshijë gjithashtu luftën kundër COVID-19, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, Turqinë, si dhe çështje ekonomike.

Para takimit, udhëheqësit e BE-së thonë se aktualisht përparësia kryesore është përshpejtimi i vaksinimit në të gjithë Unionin, që do të thotë forcimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të informojë udhëheqësit e BE-së në lidhje me kontaktet e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa një debat strategjik mbi marrëdhëniet BE-Moskë pritet në takimin e ardhshëm fizik të Këshillit Evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare do të shqyrtojnë gjithashtu situatën në Mesdheun lindor, si dhe mundësitë brenda kornizës së angazhimit të BE-së me Turqinë.

Dita e dytë e konferencës së udhëheqësve të BE-së u kushtohet tradicionalisht çështjeve ekonomike, forcimit të rolit të euros dhe tregut të vetëm, dhe këtë herë agjenda digjitale do të diskutohet



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img