E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Lamtumirë Rasim Thaçi!

Duhet lexuar

spot_img

Nga: Halil Matoshi

Cima harroi që edhe sot duhej me keshë, me e sfidue anën tragjike të jetës…

Rasim Thaçi ishte aktor, komedian ndër të rrallët, model.

Komedia nga teorikët e dramës përshkruhet si “tragjedi plus koha”. Ashiqare diçka që dikur na âsht doktë me tone tragjike, sot na bân me keshë.

“Ekziston një vijë e hollë që ndan të qeshurën dhe dhimbjen, komedinë dhe tragjedinë, humorin dhe lëndimin.” – thotë Erma Bombeck.

2.

E kam njoftë që në ’90-at e rezistencës.

Mas lufte, e patëm bë njet me e sfidu në mënyrë shumë origjinale pushtetin në UNMIKland, dhe nga ajo kohë m’ka mbetë peng ajo “marrëveshje” mes nesh, që e kishim planifikue, kur Kosova të shpallej shtet!?

E patëm lânë me bâ bashkë ni xhiro në mënyrën tonë, nepër kryeqytet, mirëpo “performansa” nuk ndodhi, për arsye se çdo gjë n’Kosovë nisi me marrë ni karakter “vdekshëm serioz” dhe ku politika u bë kryefjalë e gjithçkahit!

3.

U gjetëm bashkë në marshin në Ditën e musteqokve (nifar karnevali i mendumë nga ni grup shokësh me Milot Hasimen) diku më 2014 dhe i thashë:

– ”Rasim, të kujtohet marrëveshja jonë”? – i thashë!

– ”Po – m’tha, ajo vlenë hala!”

Mirëpo kurrë nuk qe e shkrume me ndodhë!?

4.

Rasim Thaçi ishte mishëru në rolin e tij jetësor, të Cimës, dhe tanë jetën e barti edhe si emën të dytë.

Si bekim e mallkim!?

Luajti kryesisht me Ibrahim Krajkovën-Lecin por edhe në “Treshi-përsheshi”, ku pos tij dhe Lecit, shfaqej edhe Sevdai Radogoshi-Qumili.

Këta burra luejtën në kohnat ma t’randa e plot dhimbje (gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluem) tue shmangë tragjizmin e jetës reale, nën fashizmin e Milosheviq, dhe tue i dhânë publikut gjithni të qeshuna përzie me lotë, ni shthurrjën çehoviane dramatike!

Sepse, ia behu lufta dhe drama mori primesat shekspiriane.

Komediani ma i guximshëm i Kosovës përfundimisht i qiti mrrolat, u bë tepër serioz dhe shpalli mungesën e tij.

Vajti në amshim, atje ku p’ej vitesh pushon miku i tij Leci!

Jemi në vitin e dytë të murtajës, Covid-19, e cila para se me u tërhjekë në honet e fundbotshme, po e merr tagrin e saj, ndër ta edhe shumë njerëz tanë dhe artistë.

I pastë shpirti dritë Rasim Thaçit!



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img