E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Lajçak ”kthen” Kosovën në Serbi

Duhet lexuar

spot_img

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë Miroslav Lajçak.

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, dha intervistë nga Brukseli për Platformën EWB (European Western Balkans).

Nga aty Lajçak foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd.

Në kryeqytetin e Kosovës emisari europian mes tjerash pritet ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të cilin në raport me dialogun, diplomati ka shumë pritje.

Kjo ndonëse Kurti ka deklaruar se bisedimet me Serbinë janë prioriteti i katërt i qeverisjes së tij kur të bëhet kryeministër.

”Albin Kurti është një politikan serioz me mandat të fuqishëm për kohën që po vjen. Sa ishte Kryeministër ai hoqi tarifën dhe e beri te mundur vazhdimin e dialogut. Ai ishte pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm me Serbinë për çështje të shëndetësisë.Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Albin Kurtin në krejt këtë periudhë. Natyrisht ai e di se cilat janë pritjet e Bashkimit Europian”, deklaroi Lajçak.

Në Vetëvendosje nuk kanë preferuar të flasin për takimin e liderit të tyre me Lajçak dhe pritjet që ai i ka për Kurtin duke thënë se deklarim bëjnë tek pasi që takimi të ndodh.

Ekspertja e çështjeve të bisedimeve kosovaro-serbe, Donika Emini thotë se Albin Kurti derisa ka kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i thotë fare lehtë ”Jo”, Bashkimit Europian.

”Kjo edhe për shkak se BE-ja nuk i ka dhënë Kosovës akoma liberalizimin e vizave dhe ka qasje asimetrike ndaj këtij vendi”, tha mes tjerash, Emini.

Drejtoresha në platformën CIVIKOS po ashtu deklaroi se Lajçaku e Kurti krijuan afërsi, meqë sipas saj ata e kishin një armik të përbashkët politik e që ishte emisari Amerikan për Dialogun, Richard Grenell.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel liderësh është mbajtur në Bruksel me lehtësim e europianëve më 7 Shtator 2020.

Kjo vetëm tre ditë pasi në Washington palët nënshkruan marrëveshjen për normalizimin ekonomik, kumbar i së cilës ishte pikërisht Grenell.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img