E diel, 28 Shkurt, 2021
No menu items!

Kylian Mbappe i lë shumë pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me arritjet e tij kur ata kishin të njëjtën moshë në Ligën e Kampionëve

Duhet lexuar

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Kurti “mes dy zjarresh”, Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, ta shmangë vendimin për hapjen...

25 mijë euro për një aplikues – Prokuroria me audio dhe video për ryshfetin në rastin “Subvencionet”

Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Kylian Mbappe është shumë më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kur ishin në të njëjtën moshë, ndërsa rekordet i tij në Ligën e Kampionëve të lënë pa frymë.

Ylli i ri i PSG, ishte i mahnitshëm në “Nou Camp” natën e kaluar ku shënoi një het-trik duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të madhe 4-1.

Me tre golat e tij ai e çoi numrin e përgjithshëm të golave në këtë garë në 24, në vetëm 41 paraqitje, ku duhet shtuar edhe 16 asistime.

Në të njëjtën moshë 22 vjeç e 58 ditë, Messi kishte arritur vetëm 17 gola dhe shtatë asistime në 33 paraqitje në Ligën e Kampionëve për Barcelonën.

Sa i përket Ronaldos, ai ishte ende duke pritur të shënonte golin e parë, ku kishte bërë 26 paraqitje për Manchester United.

Do t’i duheshin 30 ndeshje përpara se të arrinte të gjente rrjetën, duke shënuar dy herë në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi 7-1 ndaj Romës në tetor 2007.

Mbappe, i cili tani ka 16 gola në të gjitha garat në këtë sezon për ekipin e Mauricio Pochettinos, megjithatë ka ende rrugë që të arrijë rekordet e tyre të përgjithshme.

Ronaldo, tani 36 vjeç, ka 134 gola në këtë garë – me të cilat ai e ka fituar pesë herë trofeun – dhe do të kërkojë t’i shtojë golat edhe sonte kur Juventusi luan me Porton.

Messi, 33 vjeç, është pak mbrapa rivalit të tij portugez si me gola ashtu edhe me trofe, duke shënuar 119 herë dhe duke fituar katër herë vendin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -