E martë, 19 Janar, 2021
No menu items!

Kush është Samedin Mehmeti, drejtori i ri i Policisë së Kosovës

Duhet lexuar

Diellza Rexhepi 19 Vjeçarja i bie pishman tërhiqet nga lista e AAK-së për deputete

19 Vjeçarja Diellza Rexhepi që është më e reja në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët...

Pozoi e zhveshur në mes të dëborës, këngëtarja tregon prapaskenat

Këngëtarja kosovare, Vera Smolica, mori jo pak vëmendje me foton e fundit të hedhur në Instagram, ku pozoi me...

Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën...

Samedin Mehmeti zyrtarisht u emërua drejtor i Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Mehmeti është pasardhësi i Rashit Qalajt, i cili qe shkarkuar nga ky post nga kryeministri tash në detyrë, Avdullah Hoti.

Qalaj ishte shkarkuar më 16 tetor të vitit 2020 për shkak të performancës.

Samedin Mehmeti që sot u emërua drejtor i Policisë, ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.

Mehmeti ishte zgjedhur fillimisht zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në janar të vitit 2019, nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Mehmeti njihet për një karrierë të gjatë në sektorin e sigurisë, përkatësisht në veprimtarinë policore, duke shërbyer në pozita të ndryshme.

Nisi fillimisht si polic patrullues në stacionin policor “Veriu”, më pas si hetues i vrasjeve në regjionin e Prishtinës.

Në nivelin e menaxhimit operacional, me gradën Toger ka shërbyer në pozitën e zëvendëskomandantit në stacionin policor “Jugu” dhe me gradën Kapiten ka shërbyer Komandant i stacionit policor “Veriu” në Prishtinë.

Gazeta Sinjali më herë pati siguruar edhe regjistrimet e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion. Aty figuronte se ka pasuri në vlerë prej 421 mijë eurosh. Mehmeti pati deklaruar tri shtëpi banimi të cilat kapin vlerën e 118 mijë eurove.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

- Advertisement -

Lajmet e fundit

Diellza Rexhepi 19 Vjeçarja i bie pishman tërhiqet nga lista e AAK-së për deputete

19 Vjeçarja Diellza Rexhepi që është më e reja në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -