E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kusari-Lila thotë se për faj të Hotit, Veliut e Selmanajt, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Duhet lexuar

spot_img

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas përfundimit të seancës, tha se Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja, për fajin, siç tha ajo, të tre deputetëve të LDK-së, që nuk morën pjesë në votimin për presidentin.

“Sonte ka filluar seanca për zgjedhjen e  presidentit të Kosovës e cila nuk arriti të konsumojë raundin e parë të votimit për president me ç’rast duhet të jenë 80 vota në kuti. Në rrethanat e krijuara e shohim të domosdoshme që votimin ta shtyjmë për ditën e nesërme për orën 17:00 në mënyrë që të sigurohemi që të kemi kushte dhe mundësi për me kalu prej raundit të parë në raundin tjetër”, u shpreh ajo.

Tutje tha se kanë pasur kontakte në të cilat ka pasur përgjigje jo definitive dhe në fund tërheqje apo mospërgjigje për pjesëmarrje në votim.

“Në këtë rrethana s’mund t’i jap të gjitha specifikat sepse nuk i kam, për mos pjesëmarrjen e tyre”, theksoi Kusari-Lila.

Deklaratat Hotit, Veliut e Selmanajt sipas saj janë në kundërshti të plotë me sjelljen e tyre sonte.

“Ju e patë që në sallë ishin 15 deputetë të LDK-së prej të cilëve vetëm 12 morën pjesë në procesin e votimit. Nëse nuk arrijmë që të kemi një votim të suksesshëm i bie që historia po përsëritet dhe Kosova mund të ballafaqohet me një raund tjetër të zgjedhjeve të përgjithshme për faktin se ish-kryeministri Avdullah Hoti, ish-ministri Agim Veliu dhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj refuzojnë të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit. ”, tha Kusari-Lila.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img