E premte, 5 Mars, 2021
No menu items!

Kur do t’i marrin punëtorët 900 euro-t? Flasin nga Ministria

Duhet lexuar

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

Në intervalin aktual, një nga modelet më të shpejta të Audi punon me energji elektrike. Ai ju lë pa...

Ja çfarë duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë e bukur nëse ju...

Ky është gabimi më i keq që mund të bëni kur përpiqeni të flini natën

Kur e kemi të pamundur të biem në gjumë, instinkti ynë i parë është që thjesht të qëndrojmë në...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Rreth 40 mijë punëtorë që kanë humbur punën përgjatë pandemisë janë në pritje të 900 eurove nga Ministria e Financave. Edhe pse Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është votuar, këto mjete ende nuk kanë kaluar në llogari të këtyre punëtorëve. Nga Ministria e Financave po thonë se Qeveria nuk ka lëshuar vendim që i kërkon MF’së ndarjen e këtyre mjeteve.

Janë bërë një muaj që nga miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Me aprovimin e këtij Ligji i është hapur rruga ndarjes së 300 eurove për tre muaj për punëtorët e sektorit privat që e kanë humbur vendin e  punës përgjatë periudhës së pandemisë. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Edhe pse për implementimin e kësaj mase u tha se është i nevojshëm miratimi i Ligjit të Buxhetit për vitin 2021, nga Ministria e Financave po thonë se këto mjete nuk janë përfshirë në këtë Ligj, i cili u votua me 28 dhjetor.

Agim Krasniqi zëvendësministër i Financave ka thënë për Express, se mjetet që janë ndarë për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike nuk janë përfshirë në Ligjin për Buxhetin. Kësisoj sipas tij në këtë Ligj nuk janë përfshirë as 2 milionë euro që sipas Pakos, pritet tu ndahen punëtorëve të sektorit privat që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.

“Ne Ligj të Buxhetit programi për Rimëkëmbje ka mbetur ashtu siç është dërguar nga Qeveria në fillim. Aty është shtuar vetëm një pozicion, ai i vaksinës ora 40 milionë. Të gjitha pozicionet e tjera janë siç kanë qenë në Qeveri. Është proklamuar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët e sektorit privat që kanë mbetur të papunë. Këto mjete fare nuk janë përfshirë në Ligjin për Buxhetin”, ka thënë ai, për Inkosoven .

Sipas Krasniqit ndarjen e këtyre mjeteve, Ministria e Financave mund ta bëj vetëm me vendime të veçanta të Qeverisë.

“Ndarja e këtyre mjeteve mund të bëhet vetëm me lëshimin e disa vendimeve të Qeverisë, se sa do të shkojnë për bizneset e sa për punëtorët. Pra deklarimet se 2 milionë euro do të ndahen për punëtorët që kanë mbetur pa punë nuk janë në kuadër të Buxhetit. Ndarja e tyre mund të bëhet vetëm me vendime të veçanta”, ka thënë ai për /InKosoven

Në ndërkohë, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Publik, ka thënë për Express, se në pritje të këtyre mjeteve janë rreth 40 mijë punëtorë që kanë mbetur të papunë gjatë kohës së pandemisë.

“Përfitues të mjeteve 3×300 euro, mund të jenë 35-40 mijë punëtorë sipas statistikave tona. Përndryshe kemi pasur rreth 100 mijë punëtorë që kanë qenë në sistem gjatë këtij viti dhe mbi 60 mijë punëtorë nuk do të kenë të drejtë të përfitojnë sepse pronarët e kompanive nuk kanë paguar kontribute të tyre dhe nuk kanë kontrata pune. Këta e humbin këtë të drejtë”, ka njoftuar Azemi.

Në ndërkohë Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ishte iniciues i kësaj mase tha se implementimi i saj është në dorën e Qeverisë.

Tani kjo është përgjegjësi e Qeverisë, meqë ajo duhet ta implementojë Pakon”, ka thënë Gashi.

Inkosova dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit por të njëjtin nuk janë përgjigjur atyre.

Sipas këtij projektligji, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të papunë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës.

Po ashtu në bazë të projektligji do të themelohet granti në shumë prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare bizneseve, të cilat kanë vështirësi funksionimi si rezultat i ndikimit të COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

Në intervalin aktual, një nga modelet më të shpejta të Audi punon me energji elektrike. Ai ju lë pa...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -