E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kupa Botërore e Futbollit tё Femrave 2023: Sidnei do të presë finalen!

Duhet lexuar

spot_img

Australia dhe Zelanda e Re janë bashkë-nikoqire të kёtij turneu, i cili do tё mbahet nё vitin 2023. Ky turne ёshtё i nёnti me radhё pas atij tё mbajtur nё Francё nё vitin 2019, mirёpo ёshtё i pari që do tё përfshij 32 ekipe. Ndeshja hapёse do tё luhet nё Auckland tё Zelandёs sё Re, gjersa stadiumi ANZ i Sidneit me kapacitet prej 83,000 shikuesish do të presë finalen e madhe. Me kёtё rast FIFA ka emёruar një listë me nëntë qytete në Australi dhe Zelandën e Re që do të organizojnë ndeshjet gjatë turneut.

“Emërimi i nëntë qyteteve pritëse përfaqëson një moment të rëndësishëm për Kupën e Botёs, si dhe për lojtarët dhe tifozët e futbollit në të gjithë Australinë, Zelandën e Re dhe në të gjithë botën,” tha presidenti i Fifa-s Gianni Infantino.

Chris Nikou, presidenti i Football Australia, shtoi se: “Kupa Botërore e Futbollit tё Femrave do të jetë ngjarja më e madhe sportive në tokën australiane që nga Lojërat Olimpike të Sidneit 2000”.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Kjo do të jetë pasaporta më e vlefshme në botë pas pandemisë

Ka 227 destinacione të ndryshme udhëtimi në të gjithë botën që kërkojnë një pasaportë për të hyrë në kufij. Asnjë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img