E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kryeqyteti estonez mbyll rrugën, në mënyrë që bretkosat të mund tё kalojnё

Duhet lexuar

spot_img

Një rrugë e zënë në kryeqytetin estonez Tallin është mbyllur për netët e prillit për të mbajtur të sigurta nga veturat mijëra bretkosa që udhëtojnë në vendet e tyre të shumimit.

Vullnetarët zakonisht ndihmojnë në bartjen e bretkosave nëpër rrugë në pranverë dhe thonë se ata kanë shpëtuar 97,000 prej tyre në vitet e mëparshme, duke përfshirë 2,000 vitin e kaluar në rrugët e Tallinit.

Por me pandeminë e koronavirusit që e bën të pamundur një ndihmë të tillë këtë vit, mbylljet e rrugëve janë e vetmja vijё shpëtimi për amfibët.

“Bretkosat ishin këtu përpara rrugës”, tha Kristel Saarm, një vullnetar i Fondit Kombëtar Estonez. “Tani pellgjet ku ato shumohen janë në njërën anë të rrugës dhe vendi i tyre i dimërimit është në anën tjetër. Kështu që ato janë të detyruara të kalojnë.”

Ndërsa sipërfaqja e ngrohtë e rrugës i bën amfibët të përgjumura dhe të ngadalta, deri në 300 mund të ngecin në të njëjtën kohë, duke i lënë ato të cenueshme nga makinat.

“Tallini po konsideron ndërtimin e një tuneli nën rrugë që bretkosat të kalojnë ose të sigurojnë një pellg në anën ku ato dimërojnë”, tha nënkryetari i rrethit Haabersti Oleg Siljanov.

Shenja rrugore nё foto që përshkruan një bretkosë shihet në një seksion rrugor të mbyllur në Tallin, Estoni.



SourceReuters
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img