E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kryeministri tajlandez shmang pyetjet e gazetarëve, i spërkat me sprej për dezinfektim

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha, në një mënyrë të pazakontë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve – duke i spërkatur me sprej për dezinfektim.

Chan-ocha ishte nervozuar për shkak të pyetjeve të shumta lidhur me riformatimin e qeverisë, duke porositur gazetarët që të merren me pyetjet e tyre.

Ai u largua nga foltorja, për t’ju ofruar gazetarëve të cilët filloi t’i spërkat. Por kjo nuk është hera e parë që ish-gjenerali reagon në mënyrë të pazakontë, kur e gjen veten në një situatë të pakëndshme.

Madje ai tashmë është bërë i njohur për sjelljet e tij të paparashikueshme. E në një incident që kishte ndodhur kohë më parë, e kishte kapur një gazetar për veshi derisa i ishte drejtuar kolegëve të tij – e një tjetrit ia kishte hedhur lëvoren e bananes.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img