E shtunë, 31 Korrik, 2021
No menu items!
spot_img

Kroacia i përgjigjet Kurtit lidhur me mbrojtjen e monumenteve kulturore

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, përgjigje në letrën që Kurti i pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit thuhet se në këtë letër Kurti kishte shprehur pikëpamjet e Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.

Në përgjigjen e kryeministri kroat thuhet se pajtohet plotësisht që historia kulturore e çdo vendi dhe personifikimet fizike të trashëgimisë së saj kulturore duhet të trajtohen gjithmonë me respektin e duhur dhe të mbrohen në të mirë të shoqërive tona në tërësi.

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të respektuar dhe mbrojtur monumentet e rëndësishme në Kosovë, të cilat janë një pjesë e kësaj sixhadeje të pasur të trashëgimisë kulturore. Të ngrohë zemrën të dish se je i përkushtuar në këto përpjekje. Konservimi dhe pasqyrimi vibrant i trashëgimisë kulturore heterogjene të vendit tuaj padyshim që do të sigurojë një pjesë të çmuar të trashëgimisë kulturore globale”, ka shkruar Plenković.

Më tutje në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se kryeministri kroat ka shkruar se Kroacia mbetet e vendosur t’i japë pjesën e saj të duhur kësaj kauze madhështore, e cila mbetet po aq thelbësore për pajtimin, sa është edhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

letrën e datës 20 maj 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ua ka konfirmuar liderëve të 56 vendeve të botës (ndër to edhe Serbia) vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur trashëgiminë e tërësishme kulturore, e në veçanti atë të komuniteteve pakicë, siç janë kishat ortodokse dhe manastiret.

Kryeministri u ka bërë thirrje atyre që të përkrahin Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit, siç ka thënë ai, duke e parë trashëgiminë tonë të pasur kulturore si ndër argumentet më të forta të vlerës së shtuar, që vendi ynë ia sjellë komunitetit botëror të kombeve, njerëzve e kulturave” thuhet më tutje në këtë njoftim.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Zjarri në malet e Rugovës është lokalizuar por ende nuk është shuar, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Policia e Kosovës, KFOR-i me helikopterë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë në Shtupeq të...

Më shumë artikuj si kjo