E mërkurë, 14 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

KQZ me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve: LVV 49.95 %, PDK 16.9 %, LDK 12.64 % dhe AAK 7.07 %

Duhet lexuar

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.95 për qind, Partia Demokratike me 16.9 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 për qind dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën për media tha se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë 48.78% nga 1 milionë e 851 mijë e 927 qytetarë me të drejtë vote.

“Numri i votuesve që kanë votuar brenda vendvotimeve ka qenë 814 mijë e 122 votues, numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit me kusht dhe me postë ka qenë 89 mijë e 257”, tha Daka.

Daka shtoi se LVV do t’i ketë 58 deputetë, PDK do t’i ketë 19 deputetë, LDK do t’i ketë 15 deputetë, AAK do t’i ketë 8 dhe Lista Serbe 10 deputetë.

Të dhënat e detajuara mund t’i shihni në tabelat e mëposhtme:



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Një shofer i paduruar i BMW-së ndërroi korsi dhe më pas përfundoi në një barrierë betoni

Është fat që askush nuk u lëndua rëndë. Kamera nga një veturë kap një moment kur përpara saj shfaqet BMW...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img