E diel, 7 Mars, 2021
No menu items!

KQZ-ja pritet të vendosë sot për kandidatët që kanë probleme me ligjin – Si merren vendimet?

Duhet lexuar

Arsyet pse ecja ditore duhet të jetë në agjendën e gjithsecilit

Kur ecni, trupi lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i...

Policia franceze s’po i lejon njerëzit të shëtisin pranë lumit – shkak mosdistanca

Policia franceze i largoj njerëzit që po shëtisnin të shtunën pranë brigjeve të lumit Seine në qendër të Parisit...

Shkurte Gashi zbulon dhuratën speciale që mori nga partneri për ditëlindje

Në tetor të 2020-s mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të...

Sot është afati i fundit për Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që të certifikoj listat e subjekteve politike me kandidatët për deputetë të cilët i plotësojnë kriteret dhe kushtet për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Vendimi për certifikimin e tyre ose jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Ndërkaq, nëse anëtarët në KQZ mungojnë sot dhe ka mungesë të kuorumit atëherë procesi mund të shtyhet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka të enjten ka thënë se nëse partitë politike nuk i dërgojnë emrat e rinj dhe nuk i zëvendësojnë ato me kandidatët e pa certifikuar, atëherë vendet mbeten të zbrazura.

Gjithashtu, nëse ndonjë subjekt politik apo kandidat nuk certifikohet sot nga KQZ-ja, ata kanë mundësi që të paraqesin ankesë në PZAP, dhe çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.

Ndryshe, partitë politike në KQZ përfaqësohen nga një anëtarë të cilët emërohen nga presidenti i vendit sipas propozimit të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të cilët japin betimin përpara Presidentit, ndërsa vetëm partia e parë e cila del fituese nga zgjedhjet e kaluara i ka dy përfaqësues në KQZ.

Këta janë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të cilët kishin dhënë betimin para ish presidentit, HashimThaçi:

1. Sami Kurteshi (VV)

2. Alim Rama (VV)

3. Sami Hamiti (LDK)

4. Arianit Elshani (PDK)

5. Ibrahim Selmanaj (AAK)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arsyet pse ecja ditore duhet të jetë në agjendën e gjithsecilit

Kur ecni, trupi lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -