E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kostumet tradicionale më të kërkuarat gjatë pandemisë në Gjirokastër (VIDEO)

Duhet lexuar

spot_img

Veshja e një kostumi tradicional për t’u fotografuar në pjesë të ndryshme të Qendrës Historike të Gjirokastrës ka qenë një prej produkteve më interesante të sezonit të kaluar, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe idetë e reja.

Klientët kryesorë që e zgjedhin këtë produkt janë ata shqiptarë, por edhe kosovarë. Eli një prej artizaneve që punon në dorë me qëndisjen e veshjeve tradicionale thotë se ky është një nga produktet më të pëlqyer që ndan me vizitorët shumë emocione.

“Nëse do të referoheshim skeptikëve që viti që kaloi ishte vit i vështirë do thosha se patjetër ishte, sepse na mungonte shumë turisti i huaj, por duhet t’i falënderojmë turistët vendës dhe ata kosovarë që ishin vizitorët që u veshën u fotografuan, i shijuan e kanë pirë dhe kafe në lokale me kostume të veshura”.

Përpjekjet për ta bërë traditën pjesë të interesit të vizitorëve sfidohen sipas Elit prej mungesës së stafit të kualifikuar për punime të tilla, por edhe prej numrit të kufizuar të atyre që mund të udhëheqin këtë eksperiencë.

“Vetëm jeleku i vajzës do të paktën katër muaj kohë pune në dispozicion nga një qëndistare. Ëndrra ime me kaq pak punë sa unë kam ngritur është të kem minimumi një hapësirë dy herë më të madhe dhe gjashtë studentë që të mësojnë profesionin, sepse gjashtë veta jam në gjendje t’i menaxhoj.” Ajo që vizitorët marrin më së shumti duke u veshur si banorë vendës është krijimi i kujtimeve në foto dhe video. 2020 ishte viti që goditi seriozisht turizmin, por nëse vera do të rikthejë vizitorët ata do të kenë të paktën 5 gjëra për të bërë vetëm në Qendrën Historike të qytetit.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Angelina Jolie zbulon “të vërtetën” për mënyrën se si divorci nga Brad Pitt ndikoi në synimet e saj në karrierë

Angelina Jolie diskutoi për rolin e saj të ardhshëm në Those Who Wish Me Dead (Ata që më dëshirojnë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img